Projekti Shkolla fillore e integruar dygjuhësore është pjesë e rezultatit të programit "Dialogu dhe rikonsilimi" të cilin Organizata joqeveritare, Qendra për dialog Nansen - Shkup filloi ta implementojë në Komunen Jegunovce në vitin 2005. Komuna Jegunovce si target-komunë me këtë rast u zgjodh sepse ishte e përfshirë në konfliktin e armatosur të vitit 2001 dhe për shkak të ndasive etnike në vitin 2002 të nxënësve Maqedonë dhe Shqiptarë të Shkollës fillore Qëndrore në fshatin Shemshovë dhe shkollat për rreth. Me aktivitetet e programit u përfshinë nxënësit e klasave 5-8, prindërit e tyre, arsimtarët, kryetari i komunës dhe anëtarët e Kuvendit Komunal të komunës Jegunovce si dhe kryetarët e bashkësive lokale.
Nëpërmjet të seminareve për dialog dhe stërvitjeve për komunikim, bashkëpunimit, tolerancës, punës ekipore dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve u krijuan kushte për hapjen e gjashtë kabineteve në të cilët nxënësit me përbërje të përzier etnike dhe në dy gjuhë do të vizitojnë kurse nga IT, gjuha angleze, maqedone dhe shqipe.
Përdorimi i dygjuhësisë në grupet e përziera etnike të kurseve dhe kualiteti i mësimit nëpër kurse dhanë rezultate të mira për zvoglimin e tensioneve ndëretnike në Komunë, përmirësimin e bashkëpunimit në mes të prindërve dhe nxënësve si dhe rritjen e njohurive te nxënësit. Çdo vit këto kurse i vizitojnë prej 130 deri 150 nxënës.
Si rezultat i realizimit të suksesshëm të projektit me kurset gjatë vitit 2007, NDC - Shkup filloi me realizimin e idesë për hapjen e Shkollës fillore dygjuhësore të integruar. Në këtë projekt u përfshinë fëmijët të cilët në muajin shtator të vitit 2008 duhej për herë të parë të regjistrohen në vitin e parë të shkollës fllore si edhe prindërit e tyre. Meqenëse bëhet fjalë për pilot-projekt, në të u përfshinë prindërit dhe fëmijët vetëm prej 4 fshatrave të komunes Jegunovcë: Ratae, Zhilçe, Shemshovë dhe Prelubishtë.
Shkolla fillore e integruar dygjuhësore paraqet shkollë në të cilen implementohen 3 programe të dedikuara për nxënësit, arsimtarët dhe prindërit.
Në këtë projekt u përfshinë 41 nxënës (23 Maqedon dhe 19 Shqiptarë), prindërit e tyre dhe 4 arsimtare. Për realizimin e programeve dedikuar për arsimtaret, prindërit dhe nxënësit, angazhohen ligjërues/trajnues nga Maqedonia dhe Norvegjia.
Shkolla e mbanë emrin e Norvegjezit të njohur Fridtjof Nansen për disa arsye: Madhështia dhe veprat e Nansenit të cilat u pranuan me ndarjen e çmimit Nobel për paqe, idea për hapjen e zyres së NDC - Shkup që doli prej projektit që u krijua në Akademinë Nansen në Lilehamer, Norvegji, ekipet të cilat sot punojnë në gjithë rrjetin Nansen dhe që janë trajnuar në akademinë e njejtë ndërsa prej vitit 2000 deri sot përkrahja nga ana e MPJ të Mbretërisë së Norvegjisë vazhdohej, mbështetje pa të cilen nuk mund të arriheshin suksese dhe të realizohen projektet e parapara. Në një farë mënyre ne dëshirojmë që qytetarët e Norvegjisë të kenë ndjenjën se janë pjesë e këtij projekti dhe të krenohen me këtë ashtu si edhe të punësuarit në NDC- Shkup, prindërit e nxënësve dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Shkolla fillore e integruar dygjuhësore me punë filloi më 1 shtator 2008 ndërsa rikonstruimi dhe rindërtimi mbaruan më 15 tetor 2008 kur shkolla zyrtarisht u hap.
Ky projekt me finansa u mbështet prej Ministrisë së punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë. Rikonstruimi dhe rindërtimi i shkolles u bë me ndihmen finansiare të MPJ të Norvegjisë nëpërmjet të mjeteve të ndara Qeverisë së Republikës së Maqedonisë - Sekretariatit për çështje Europiane. Partnerë të NDC- Shkup në këtë projekt janë Ministria e arsimit dhe shkencës së RM, Byroja për zhvillimin e arsimit dhe Komuna Jegunovce.
Vizioni
Vizioni i shkollës fillore të integruar dygjuhësore “Fridtjof Nansen” është krijimi i një modeli kualitativ edukativo-arsimorë i cili do të përfaqëson shembull adekuat për arsimimin e të gjitha bashkësive etnike në një ambient multietnik. Një shkollë e cila do të pasqyron ardhmërinë e sistemit edukativo-arsimorë në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë. Model i cili kujdeset, nxit dhe integron në vete: vlerat multietnike, dygjuhësinë, arsimimin dhe mbindërtimin e nxënësve, prindërve të tyre, të punësuarve dhe bashkësisë nëpërmjet marrëdhënieve të hareshme, si dhe duke u bazuar në respektimin e dallimeve me qëllim që të krijojmë një familje kohezive dhe multietnike.
Misioni
Misioni i Shkollës fillore të integruar dygjuhësore është ndërtimi i një instituti edukativo-arsimorë, bashkëkohorë, të suksesshëm dhe multietnik i cili do të ofron mësim kualitativ dygjuhësorë nëpërmjet aktiviteteve jashtëmësimore. Skuadër e përbërë nga njerëz kompetent dhe të dedikuar të cilët punojnë për shkollën tonë; skuadër e cila kujdeset për zhvillim kualitativ dhe pa pengesa të procesit edukativo-arsimor si dhe ofron hapësirë për nxitjen dhe shprehjen e aftësive individuale dhe talentit të nxënësve në një ambient me vlera multietnike; skuadër e cila i mbindërton aftësitë dhe njohuritë personale nëpërmjet zhvillimit profesional; skuadër që kujdeset për komunikim dhe bashkëpunim efektiv me prindët dhe familjet e nxënësve, bashkësinë lokale, me organet shtetërore dhe përfaqësuesit e tyre. Shkolla është e pajisur me pajisje teknike bashkëkohore me qëllim që të ofron një punë kualitative dhe të suksesshme.
Shkolla jonë beson në:
![]()
Bashkëpunim dhe dialog të cilët ofrojnë zgjedhjen e problemeve dhe afrim të njerëzve
![]()
Respektimin e familjeve dhe bashkësive nga të cilat rrjedhin nxënësit tonë duke respektuar dhe vlersuar dallimet e tyre etnike dhe religjioze, gjuhën, kulturën, besimet dhe traditat.
![]()
Krijimin e një bashkësie në të cilën të gjithë janë të rëndësishëm dhe të respektuar duke u nxit marrëdhëniet pozitive me të gjithë pjesmarrësit në bashkësi.
![]()
Nxënësit dalin nga kjo shkollë si personalitete të pasuruara me aftësi, kapacitete, dëshira dhe njohuri që të kontribuojnë në ndërtimin dhe shpërndarje të vlerave të vërteta në shoqëri, vlera të bazuara në respektimin e dallimeve, komunikim të hapur, dialog, tolerancë dhe konstrkuktivitet gjatë teljkalimit dhe shqyrtimit të konflikteve, paragjykimeve dhe stereotipeve.
![]()
Bazat e ndryshimit qëndrojnë në krijimin e një bashkësie që mëson, ndryshon dhe e cila ofron nxënësve ti shfrytëzojnë dhe mbindërtojnë njohuritë e tyre.
Me qëllim që të realizojmë vizionin tonë, ne ndërtuam një “familje” të një trekëndëshi magjik në bashkësinë dhe në shkollën tonë:
