Risite më të reja në shkollën

Nxënësit misafir te familja Simoski me rastin e festës së Pashkëve
Maskemball për ditën e shakasë
Punëtoria e tetë marsit dhe shfaqa e nxënësve për festën e nënave

 

 

Portret i SHFID "Fridtjof Nansen"

Shënimi i 17 Maj-it –Ditës së konstituimit të Norvegjisë

Me rastin e 17 Maj-it, Ditës së konstituimit të Norvegjisë, në shenjë falënderimi ndaj donatorit dhe finansuesit të projektit, Shkolla fillore dygjuhësore e integruar, në ambientet e shkolles organizoi një manifestim solemn i përkrahur me një fjalim të shkurtër të drejtorit ekzeklutiv të NDC – Shkup, Sashko Stojkovski dhe Kryetarit të Komunës Jegunovce, Toni Kocevski.
Urimet, falënderimet dhe dëshirat e shkolles ndaj popullit Norvegjez do t’i përcjell Zonja Bente Knagenhelm, përfaësuese e menaxhmentit të rrjetit Nansen nga Norvegjia e cila na denjoi me praninë e saj me rastin e kësaj ngjarje.
E tërë kjo do të dukej tepër serioze poqese nxënësit nuk do të kishin ngatrruar gishtat e tyre. Për habi të të gjithë miqëve dhe prindërve si dhe me përkrahjen e arsimtareve të tyre dhe ekipit të NDC – Shkup, ata evokuan kujtimet e tyre nga fitorja e vitit të kaluar të Norvegjisë në Eurovizion.
Si profesionalist të vërtetë, Sara Simovska, Anita Aliti dhe Driton Fejzuli, në rolin e Elena Ristevska nga Maqedonia, Kejsi Tola nga Shqipëria dhe Aleksandar Rubek nga Norvegjia, i prezentuan shtetet e tyre dhe i fituan simpatitë, habitë dhe duartrokitjet e të pranishmëve.
Ngjarjen e mbylli Zonja Bente Knagenhelm e cila shkurtimisht foli për rëndësinë e kësaj dite për Norvegjinë, falënderimin për ftesen dhe premtimin se në konkurimin për këngën në Eurovizin 2010, në Oslo do të votojë për Mqedoninë duke shtuar se ky Eurovizion icili po realizohet në këtë shkollë është më i bukur sepse po ekzekutohet prej fëmijëve. Ndërsa tani po Ju lëmë që nëpërmjet të fotografisë edhe Ju të jeni pjesë e shënjimit të kësaj dite dhe të Këtij Eurovizioni tonë fëmijëror.

Tryeza e pashkëve

Dita e tretë e Pashkëve. Siç është traditë për festën e Pashkëve miqtë shkojnë te njëri tjetri dhe u japin njëri tjetrit vezë të kuqe të shoqëruar me thënien, Krishti u ringjall-Vërtet u ringjall.
Në kët ditë, ne arsimtarët sëbashku me nxënësit e SH.F.N Fridtjof Nansen, nga fshati Preljubishtë ishim në tryezën e Pashkëve te familja Simoski në fshatin Preljubishte.
Qëllimi i kësaj vizite është që nxënësit e klasës së parë nga dy grupet e komuniteteve etnike të njoftohen me traditat dhe mënyra e festimit të Pashkëve.
Në hymjen e shtëpisë së tyre na mikpriti nikoqirja e shtëpisë Lidija Simoska me një mirëseardhje të ngrohtë, dhe pastaj u kujdes që çdo fëmijë të vendoset në tryezën e pasur për Pashkët, e përgaditur nga duart e saj enkas për kët rast. Në tryezën përveç ushqimit kishte edhe zbukurime për festën e Pashkëve, shportë me vesë të ngjyrosura në ngjyra të ndryshme. Kënaqësia ishte tepër e madhe nga ana e fëmijëve.
Në dalje nga shtëpia, siç dikton tradita nikoqirja ju dhuroi çdo fëmiju nga një vezë të kuqe për Pashkët.
Një falenderim të madh familjes Simoski të cilët kontribuan që nxënësit, po edhe ne të ndjehemi shumë mirë në shtëpinë e tyre, si dhe ta plotësojmë qëllimin e vizitës tonë.

1 Prillin- Aprilijadën

Me datë 01.04.2010, ditë e enjte, dita e shakasë, ose Aprilijadës, të gjithë nxënësit e klasës së I dhe II të fshatit Preljubishtë, ishin të maskuar në veshje të ndryshme shumë të bukura.
Pasi që aritën nxënësit në shkollë, sëbashku u organizuam dhe u nisëm për në shkollën e fshatit Zhillçe, ku u takuam me nxënësit e asaj shkolle, të cilët gjithashtu ishin shumë bukur të maskuar, prandaj edhe i ju bashkangjitëm, duke defiliuar npër rrugët e fshatit, gjegjësisht prej shkollës të fshatit Zhillçe deri te stadiumi i të njejtit fshat.
Kur arritëm te stadiumi i fshatit Zhillçe, të gjithë nxënësit u rradhitën, dhe atëher u zgjodhën nxënësit që janë maskuar më bukur. Ndër ato nxënës, për kënaqësinë tonë ishin edhe nxënësit e shkollës tonë, dhe ate “Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët”-(Kate- Borëbardha, si dhe Rilindi, Juledi, Adi, Vetoni, Driloni, Ahmeti dhe Lavdrimi-shtatë shkurtabiqët), dhe “Skeleti”-(Igori).
Më në fund ju dhurua nxënësve që fituan nga një dhurat simbolike si shpërblim për fitoren, dhe pastaj u kthyem në shkollën tonë ku vazhduam me aktivitetet jashtëmësimore.