
(05.04, 2010) Dita e tretë e Pashkëve. Siç është traditë për festën e Pashkëve miqtë shkojnë te njëri tjetri dhe u japin njëri tjetrit vezë të kuqe të shoqëruar me thënien, Krishti u ringjall-Vërtet u ringjall.
Në kët ditë, ne arsimtarët sëbashku me nxënësit e SHFID "Fridtjof Nansen", nga fshati Preljubishtë ishim në tryezën e Pashkëve te familja Simoski në fshatin Preljubishte.
Qëllimi i kësaj vizite është që nxënësit e klasës së parë nga dy grupet e komuniteteve etnike të njoftohen me traditat dhe mënyra e festimit të Pashkëve.
Në hymjen e shtëpisë së tyre na mikpriti nikoqirja e shtëpisë Lidija Simoska me një mirëseardhje të ngrohtë, dhe pastaj u kujdes që çdo fëmijë të vendoset në tryezën e pasur për Pashkët, e përgaditur nga duart e saj enkas për kët rast. Në tryezën përveç ushqimit kishte edhe zbukurime për festën e Pashkëve, shportë me vesë të ngjyrosura në ngjyra të ndryshme. Kënaqësia ishte tepër e madhe nga ana e fëmijëve.
Në dalje nga shtëpia, siç dikton tradita nikoqirja ju dhuroi çdo fëmiju nga një vezë të kuqe për Pashkët.
Një falenderim të madh familjes Simoski të cilët kontribuan që nxënësit, po edhe ne të ndjehemi shumë mirë në shtëpinë e tyre, si dhe ta plotësojmë qëllimin e vizitës tonë.
(01.04, 2010) Me datë 01.04.2010, ditë e enjte, dita e shakasë, ose Aprilijadës, të gjithë nxënësit e klasës së I dhe II të fshatit Preljubishtë, ishin të maskuar në veshje të ndryshme shumë të bukura.
Pasi që aritën nxënësit në shkollë, sëbashku u organizuam dhe u nisëm për në shkollën e fshatit Zhillçe, ku u takuam me nxënësit e asaj shkolle, të cilët gjithashtu ishin shumë bukur të maskuar, prandaj edhe i ju bashkangjitëm, duke defiliuar npër rrugët e fshatit, gjegjësisht prej shkollës të fshatit Zhillçe deri te stadiumi i të njejtit fshat.
Kur arritëm te stadiumi i fshatit Zhillçe, të gjithë nxënësit u rradhitën, dhe atëher u zgjodhën nxënësit që janë maskuar më bukur. Ndër ato nxënës, për kënaqësinë tonë ishin edhe nxënësit e shkollës tonë, dhe ate “Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët”-(Kate- Borëbardha, si dhe Rilindi, Juledi, Adi, Vetoni, Driloni, Ahmeti dhe Lavdrimi-shtatë shkurtabiqët), dhe “Skeleti”-(Igori).
Më në fund ju dhurua nxënësve që fituan nga një dhurat simbolike si shpërblim për fitoren, dhe pastaj u kthyem në shkollën tonë ku vazhduam me aktivitetet jashtëmësimore.
(30.03, 2010) Marsi është muaji gjatë së cilës e gjith natyra fillon të zgjohet.
Sot në datën 30.03.2010 nxënësit e shkollës tonë e shënuan ditën e drurit. Përshkak të punëtorëve të ndërtimit që zhvillohet në oborrin e shkollës tonë, me nxënësit në vend të drujve mbjellëm lule.
Të gjithë nxënësit e dijnë që çdo dru i mbjellun don të thot një jetë më shumë, por sot të gjithë u pajtuan që edhe lulet që sot do to mbjellin në mënyrën e tyre do ta zbukurojnë natyrën.
Prandaj me kënaqësi morën pjesë nxënësit e klasës së parë dhe klasës së dytë në mbjelljen e luleve të llojeve të ndryshme.
(15.03, 2010) Më datë 15.03.2010 në shkollë na vizitoi përfaqësues i SUP - shërbyesit e uniformuar policor të stacionit policor në Tetovë.
Kjo vizitë u organizua në kuadër të aktiviteteve të Klubit të Prindërve në bashkëpunim me mësueset e SHFID “ Fridtjof Nansen”
Jovica Misajlovski (prind nga SHFID “Fridtjof Nansen” dhe përfaqësues i SPM të Tetovës) i njoftoi nxënësit me rolin e policit rrugor, në rregullimin e komunikacionit, si të qarkullojnë sigurt nëpër trotuare dhe të kalojnë rrugën.
Fëmijët me interes të madh ndoqën prezentimin dhe bënë një numër të madh të pyetjeve të cilave iu përgjigj me shumë kënaqësi.
Falenderojmë stacionin policor për bashkëpunimin.
(05.03, 2010) Sipas shembullit të librit të hapur, nxënësit e SHFID “Fridtjof Nansen” gjërë e gjatë i hapën zëmrat e tyre si edhe dyert e shkollës me qëllim që me rastin e 8 Marsit, Ditës së nënës, këtyre t’iu ofrojnë caste të paharruara nëpërmjet të shfaqjes “Lule për nënën”.
Në mënyrë tradicionale, me buzëqeshje në fytyrë, Simona Misajlovska dhe Arta Jusufi iu dëshiruan mirëseardhje të ngrohtë në të dy gjuhët ndërsa pastaj në kuzhinen e shkollës të gjejnë buqeten më të bukur në botë.
Në këtë buqetë të bukur, për secilen nënë më e bukur ishte lulja e saj – më i dashuri i saj.
Lulet e vogla dhe të hareshme iu mundësuan nënave, gjysheve dhe tezeve tjera të tyre një shoqërim të mrekullueshëm përplot me emocione, dashuri dhe gëzim. Iu treguan sa bukur dijnë të këndojnë, recitojnë, kërcejnë e aktrojnë dhe të gjitha këto në të dy gjuhët: në gjuhen maqedone dhe shqipe.
Kështu të gjitha problemet mbeten diku thellë në shpirtin e tyre ndërsa në sipërfaqe dolën vetëm ndjenjat më të bukura të cilat mbushën zemrën e nënës duke nxjerrur ndonjë pikë lot gëzimi që më në fund mos të kursejnë as shuplakat e durëve dhe me një duartrokitje të madhe të përshëndesin më të dashurit e tyre.
Pas përfundimit të shfaqjes vazhdoi shoqërimi i nënave me të dashurit e tyre dhe arsimtaret, me plotë komente dhe lavdërime për angazhimin dhe shfaqjen e shkëlqyeshme.
Dyzet e një zemra të nënave dhe po aq zëmra të vogëlushëve rrihnin si një për të dërguar një pororsi se “gjuha nuk është mjeti i vetëm që njerëzit të kuptohen në mes veti”.
Dëshmi më e mirë për këtë janë fotografitë.
(26.02, 2010) Me datë 26. 02. 2010 në shkollën fillore rajonale “ Fridtjof Nansen” në f. Preljubisht u mbajt punëtoria “tufë lulesh për nënën” me rastin e festës ndërkombëtare të 8 Marsit.
Në këtë punëtori morrën pjesë 25 nëna dhe 4 arsimtaret e shkollës.
Qëllimi I kësaj punëtorie ishte njohja e nënave të të dy përkatësive etnike, shoqërimi, bashkëpunimi në kuptim të interaksionit prind- prind, arsimtar- prind, tejkalimi I stereotipeve dhe paragjykimeve te nënat dhe ndihma për përgaditjen e skenografisë për shfaqen e ardhëshme.
Gjatë tërë punëtorisë kishte atmosferë të këndshme.
(28.12, 2009) Me rastin e afrimit të Vitit të Ri dhe përfundimit të gjysmëvjetorit të parë të këtij viti shkollor, më 28.12.2009 në SHFDI “Fridtjof Nansen” u organizua një shfaqje festive.
Shfaqja për Vitin e Ri përbëhej prej recitimeve dhe këndimi i këngëve për Vitin e Ri nga ana e nxënësve ndërsa maniifestimi u begatua edhe me shfaqjen e një pjese të drames në të cilen morën pjesë Babagjyshi, një shtojzovalle dhe një palaço të cilët kontribuan që ky manifestim të jetë shumë më interesant për nxënësit dhe prindërit e tyre që morën pjesë në manifestim.
Në fund të këtij manifestimi të gjithë nxënësit morën nga një pako të vitit të ri pre Babagjyshit ndërsa nxënësit e shpërblyen atë me nga një puthje dhe përqafim të ngrohtë.
(01 - 06.12, 2009) Një pjesë e arsimtarëve dhe prindërve të nxënësve të brezit rë ri të cilët mësojnë në Shkollen fillore dygjuhësore të integruar në fshatin Prelubishtë, në Komunen Jegunovcë, prej 01 deri 06 Dhjetor qëndruan në një vizitë studimore në Mbretërinë e Norvegjisë.
Qëllimi I vizitës ishtë që prindërit dhe arsimtarët të njihen me procesin arsimor të Norvegjisë, të këmbejnë përvoja si funksionojnë shkollat, kushtet në të cilat punojnë , me cilësinë e programeve mësimore dhe me inkuadrimin e grupeve të pakicave në sistemin arsimor të Norvegjisë.
Ky grup pati mundësinë të vizitojë shkollat fillore “Sore Al” në Lilehamer dhe “Tojen” në Oslo si dhe Qendren kombëtare për arsimim multikulturor në Oslo.
Në shkollen “Sore Al” në Lilehamer prindërit moren pjesë në një performansë të përgatitur prej nxënësve, pastaj paten mundësinë në mënyrë të drejtpërdrejtë të përcjellin një pjesë të realizimit të mësimit ndërsa në vazhdim drejtoresha i njohtoi prindërit me mënyren e funksionimit të shkolles dhe me rolin e prindërve në këtë shkolllë.
Në Shkollen fillore “Tojen” në Oslo prindërit morën pjesë në një pjesë të orëve mësimore ndërsa në takimin me drejtorinë e shkolles u njohtuan me shkollen më të madhe multietnike në Norvegji në të cilen mësojnë nxënës të 25 bashkësive etnike. Vizita në këtë shkollë ishte mundësi e mirë si në praktikë përdoren të dy gjuhët gjatë mësimit: gjuha amtare dhe gjuha zyrtare (Norvegjeze), metodat e punës, metodologjia dhe shkathtësitë e dygjuhësisë që I përdorin arsimtarët gjatë punës me nxënës.
Një pjesë e arsimtarëve e vizituan edhe Qendrën kombëtare për arsimim multikulturor në Oslo ku nga ana e nikoqirëve u njohtuan me qëllimet e Planit strategjik si dhe me mënyren e metodologjinë e operacionalizimit të tij. Ekipi i NDC Shkup dhe arsimtarët i moren planet dhe programet mësimore të cilat aplikohen në shkollat multietnike dhe dygjuhësore në Norvegji.
Përvoja nga kjo vizitë është me rëndësi të madhe për arsimtarët, prindërit dhe për zhvillimin e projektit “Shkolla fillore dygjuhësore e integruar” në të ardhmen që po realizohet në Komunen e Jegunovces.
(13.11, 2009) Ambasadori Erwan Fouere më datë 13.11.2009 së bashku me bashkëpunëtorët e tij vizitoi shkollën fillore të integruar dygjuhësore “Fridtjof Nansen” në f.Prelubisht, komuna e Jegunovcit.
Gjatë vizitës Ambasadori Fouere u njoftua me nxënësit, me stafin e shkollës dhe me përfaqësuesit e organizatës Qendra për Dialog Nansen – Shkup e cila është bartëse e projektit “Arsimimi i integruar dhe dygjuhësor”.
Qëllimi i vizitës ishte që ambasadori Fouere nga afër të informohet me metodologjinë që përdoret gjatë implementimit të dygjuhësisë dhe aktiviteteve integruese me qenë se, SHFID “Fridtjof Nansen” është shkolla e vetme e këtij lloji në Republikën e Maqedonisë.
Vlen të theksohet se Shkëlqesia e tij H.E. Erwan Fouere shprehi kënaqësinë që vizitoi këtë shkollë dhe njëherit shprehi përkrahje personale dhe institucionale të Misionit të Bashkimit Europian ndaj ShFID “Fridtjof Nansen”.
![]()